Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Partizanit, duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të takimit të zhvilluar mes polemikash. Të kuqtë e nisën mirë ndeshjen, por u ndëshkuan në fund, duke pësuar humbjen e tretë radhazi në drejtimin e trajnerit Mioslav Karoglan.
Partizani kaloi në avantazh në minutën e 16-të. Pas një goditjeje dënimi të harkuar nga e djathta, Joviçiç u shkëput në zonë dhe me një goditje me kokë mposhti portierin Aleksovski, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Në minutën e 31-të, Joviçiç gjeti sërish rrugën e rrjetës pas një goditjeje dënimi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Partizanit, ndërsa në fraksionin e dytë Elbasani u përpoq të reagonte.
Vendasit rritën presionin dhe krijuan disa raste të rrezikshme. Në minutën e 53-të, Nikaj provoi me një goditje të fortë nga jashtë zonës, por Qirko ndërhyri me sukses. Pak më vonë, Tresa dribloi disa kundërshtarë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit.
Partizani pati mundësinë të dyfishonte shifrat në minutën e 55-të, kur Keko u gjend i vetëm përballë Aleksovskit, por portieri i Elbasanit fitoi duelin.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të. Mazari provoi nga jashtë zonës dhe topi, pas devijimit nga Pasagiç, përfundoi në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Elbasani përmbysi gjithçka. Pas një pasimi mbrapa nga Marku, Nikaj dërgoi topin në rrjetë. Goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR, gjyqtari Çelaj vendosi ta akordonte, duke shkaktuar reagime dhe polemika.
Në minutat shtesë, Partizani u përpoq të shmangte humbjen, por nuk ia doli. Elbasani ruajti avantazhin deri në fund, duke marrë tri pikë të rëndësishme, ndërsa kriza e rezultateve te të kuqtë thellohet edhe më shumë.
© SYRI.net
Mbangula shkatërron Milanin me ‘tripletë’, turpërohen kuqezinjtë në ‘San Siro’
Interi fiton në fund ndaj Venezias dhe rikthehet në krye të Serisë A
Skënderbeu dhe Laçi ndajnë pikët, kurbinasit pranë përmbysjes në KorçëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: