AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria kufizon tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Pas protestave studentore që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit, qeveria miratoi një akt normativ që zgjeron kompetencat e policisë për të kufizuar tubimet, për të larguar protestuesit nga zona të caktuara dhe për të ndëshkuar me gjoba deri në 500 mijë lekë shkeljet e ligjit.

BIRNBIRNngaBIRN
1 minute më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 27 at 10.17.18 pm
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u tregon gishtin e mesit protestuesve të mbledhur në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. | Foto: LSA

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i jep Policisë së Shtetit kompetenca të reja për të kufizuar tubimet pranë institucioneve publike, për të urdhëruar largimin e individëve nga zona të caktuara dhe për të vendosur gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për protestuesit që nuk u binden urdhrave për shpërndarje.

Ndryshimet në ligjin nr. 8773/2001, “Për tubimet”, vijnë pas më shumë se dy javësh protestash të udhëhequra nga studentët, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, dëmtime të institucioneve publike dhe private, qindra arrestime e procedime penale, si dhe akuza për përdorim joproporcional të forcës nga autoritetet.

Akti normativ, i propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, parashikon hyrjen e menjëhershme në fuqi të masave, pa pritur përfundimin e procedurave të zakonshme parlamentare.

Një prej ndryshimeve kryesore u jep drejtuesve të drejtorive vendore të policisë të drejtën të ndalojnë ose kufizojnë tubimet për një periudhë deri në 72 orë në një perimetër të përcaktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore.

Sipas aktit, vendime të tilla mund të merren kur ekziston një rrezik “real, serioz e i afërt”, i mbështetur në fakte konkrete, për ushtrim dhune ndaj personave ose dëmtime të rënda të pronës.

Kufizimi kërkon miratimin e prefektit dhe mund të rinovohet vetëm një herë, duke e çuar kohëzgjatjen maksimale në 144 orë, ose gjashtë ditë.

Vendimi duhet të përcaktojë perimetrin, kohëzgjatjen dhe arsyet e kufizimit, si dhe të publikohet përpara zbatimit. Qytetarët mund ta ankimojnë në gjykatën administrative, e cila duhet të vendosë brenda 48 orëve, por ankimi nuk e pezullon automatikisht masën.

Një dispozitë tjetër u jep punonjësve të Policisë së Shtetit kompetencën për të urdhëruar largimin e një individi deri në 48 orë nga të ashtuquajturat “zona të mbrojtura”, ku përfshihen stacionet dhe terminalet e transportit publik, portet, aeroportet, perimetrat përreth shkollave, spitaleve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

Lista mund të zgjerohet edhe me zona të tjera të përcaktuara nga këshillat bashkiakë, në të cilat janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

Urdhri i largimit mund të jepet kur një person kërcënon, ngacmon në mënyrë të përsëritur, ushtron dhunë, dëmton pronën ose pengon me dhunë aksesin në këto hapësira.

Megjithatë, akti përcakton se masa nuk mund të vendoset vetëm për shkak të pjesëmarrjes në një tubim paqësor, pamjes, statusit social apo precedentëve penalë të individit. Përjashtohen gjithashtu nga zbatimi i urdhrit vendbanimi, vendi i punës, institucioni arsimor, institucioni shëndetësor ku personi trajtohet dhe zyra e avokatit.

Gjoba deri në 500 mijë lekë

Përveç zgjerimit të kompetencave të policisë, qeveria ka ashpërsuar ndjeshëm sanksionet administrative për shkeljet e ligjit për tubimet.

Gjobat ekzistuese prej 1 mijë deri në 10 mijë lekësh, për disa prej shkeljeve të parashikuara në nenin 24, rriten në 10 mijë deri në 100 mijë lekë, duke u dhjetëfishuar.

Sipas dispozitave të reja, pjesëmarrja në një tubim të ndaluar dhe mosbindja ndaj disa kategorive të urdhrave të policisë për shpërndarje do të ndëshkohen me gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë.

Në raste të tjera të mosbindjes ndaj urdhrit për ndërprerjen ose shpërndarjen e tubimit, gjoba mund të arrijë në 200 mijë lekë.

Sanksioni më i lartë, nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë, parashikohet për personat që nuk i binden një urdhri të caktuar shpërndarjeje dhe që njëkohësisht e kanë të fshehur identitetin.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për fshehjen e identitetit në kundërshtim me ligjin, duke përjashtuar rastet kur mbulimi i fytyrës justifikohet nga arsye shëndetësore, fetare apo profesionale, përfshirë punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe vëzhguesve të tubimeve.

Për herë të parë, akti normativ vendos edhe një sanksion të posaçëm administrativ për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

Çdo individ që merr pjesë në bllokimin e një rruge automobilistike ose aksi rrugor, duke penguar qarkullimin e mjeteve, mund të gjobitet me 5 mijë lekë për çdo ditë bllokimi, pavarësisht kohëzgjatjes së tij, nëse veprimi nuk përbën vepër penale.

Gjobat do të vendosen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, sipas procedurave të legjislacionit për kundërvajtjet administrative.

Policia do të kërkojë fshirjen e thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale

Ndryshimet prekin edhe komunikimet në internet, duke krijuar një procedurë të re për ndërhyrjen e policisë ndaj mesazheve që përmbajnë thirrje për dhunë gjatë organizimit ose zhvillimit të tubimeve.

Nëse identifikon mesazhe të tilla në rrjetet sociale, postën elektronike ose komunikimet telefonike, policia mund t’i dërgojë personit një njoftim përmes të njëjtit kanal, duke i kërkuar fshirjen e përmbajtjes dhe mospërsëritjen e veprimit.

Nëse mesazhi nuk fshihet ose veprimet përsëriten, policia mund të ndërmarrë masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dispozita parashikon gjithashtu që, në rastet kur vlerësohet e nevojshme, policia t’i ofrojë personit mbështetje psikologjike apo trajtime të specializuara.

Një tjetër ndryshim autorizon policinë të regjistrojë me mjete audiovizuale paralajmërimet për shpërndarjen e tubimeve, aktet e dhunës ndaj personave dhe dëmtimet e pronës. Regjistrimet do të ruhen dhe përpunohen sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit të posaçëm për riparimin e dëmeve gjatë tubimeve.

Ndryshimet pas protestave studentore

Nisma e qeverisë vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një valë protestash të nisura më 13 tetor, fillimisht nga studentë të pakënaqur me kushtet e arsimit, kostot e jetesës, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës ekonomike.

Demonstratat, të cilat janë përhapur edhe jashtë Tiranës, u pasuan nga përplasje të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe bizneseve, si dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës, autobote me ujë dhe plumba gome.

Në protestën e 24 tetorit në Tiranë, policia përdori sërish këto mjete për të shpërndarë demonstruesit, pasi disa prej tyre hodhën gurë dhe i vunë zjarrin hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë.

Përdorimi i forcës nga policia, përfshirë goditjen e protestuesve dhe gazetarëve me plumba gome, ka nxitur shqetësime për respektimin e të drejtës së tubimit dhe proporcionalitetin e ndërhyrjes policore.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor dhe nevojën për një përgjigje proporcionale nga autoritetet.

Akti është miratuar si masë normative me fuqinë e ligjit. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, akte të tilla duhet t’i paraqiten Kuvendit për miratim brenda pesë ditëve dhe e humbasin fuqinë nga fillimi nëse nuk miratohen brenda 45 ditëve.

 

whatsapp image 2026 10 27 at 10.17.18 pm

Qeveria kufizon tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

20:51 | 28/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

16:19 | 28/10/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi në Fier

15:38 | 28/10/2026
spak e1771523302580

SPAK dërgon për gjykim një të akuzuar për trafik armësh

13:52 | 28/10/2026
cover v1 1

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

11:22 | 28/10/2026
policia 2

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

07:33 | 28/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.