• Kontakt
Wednesday, October 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Lala zbulon detaje nga dosja: Pse u mbyllën hetimet pa masë sigurie

21:39 : 28/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gazetarja Klodiana Lala, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet ligjore dhe dyshimet për tendera me vlerë mbi 1 miliard euro.

Në emisionin “Prime News24”, Lala tha se afati i hetimeve për çështjen e Ballukut është deri në janar të vitit 2027, ndërsa prokurorët kishin afat deri më 26 tetor për përfundimin e tyre.

Ajo bëri të ditur se, për shkak se hetimet nuk u përmbyllën brenda këtij afati, prokurorët morën edhe tre muaj shtesë, por theksoi se kjo nuk do të thotë se ata duhet ta shfrytëzojnë të gjithë periudhën.

Lala deklaroi se prokurorët kanë komunikuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve. Sipas saj, pasi të kalojë afati 10-ditor, dosja përgatitet dhe i dërgohet gjyqtarit të seancës paraprake, i cili vendos nëse çështja do të kalojë për gjykim në themel.

Duke folur për përmbajtjen e dosjes, gazetarja tha se bëhet fjalë për tendera me vlerë që, sipas saj, kalon 1 miliard euro. Ndër projektet e përmendura janë ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe tendera që lidhen me Unazën e Madhe të Tiranës.

Lexo edhe:

Paketa fiskale/ Këlliçi: Rama i shpall luftë Ballukut me taksën e vilave në bregdet!

“Belinda Balluku mbi ligjin”, Bardhi: Pesë akuza të reja dhe asnjë kërkesë për arrestim!

Lala përmendi gjithashtu disa biznesmenë që, sipas dyshimeve të hetimit, kanë përfituar nga këto procedura, duke u ndalur te Arbër Abazi dhe marrëdhënia e tij me rrethin e afërt të Ballukut. Ajo foli edhe për një vilë në Palasë, për të cilën ngriti dyshime se mund të jetë përfituar si ryshfet, si dhe për investime që, sipas saj, lidhen me ish-futbollistin e Kombëtares, Igli Tare.

“Afati i hetimeve për zonjën Balluku është deri në janar të vitit 2027. Afati i fundit që kishin prokurorët ishte data 26 tetor dhe bëhet fjalë për 26 të pandehur, sepse nuk është vetëm Balluku, por edhe 25 të pandehur të tjerë. Pesëmbëdhjetë prej tyre janë njohur ditën e sotme me përfundimin e hetimeve, ndërsa pjesa tjetër do të njihet ditën e nesërme, sipas procedurës ligjore.

Duke qenë se nuk i përfunduan hetimet brenda datës 26 tetor, prokurorët morën edhe tre muaj afat, por ligji nuk parashikon domosdoshmërisht që ky afat duhet të shfrytëzohet i gjithi nga ana e tyre. Ata komunikuan zyrtarisht përfundimin e hetimeve dhe, pasi të kalojë afati 10-ditor, përgatitet dosja dhe dërgohet për gjykim te gjyqtari i seancës paraprake. Pra, përpara se të shkojë në gjykimin në themel, çështja duhet të shqyrtohet dhe të marrë miratimin ose firmën e gjyqtarit të seancës paraprake.

Në rastin e zonjës Balluku bëhet fjalë për më shumë se 1 miliard euro, për të gjithë tenderat që dyshohet se janë paracaktuar. Tenderi me vlerën më të madhe është ai për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa tenderë të tjerë kanë të bëjnë me Unazën e Madhe të Tiranës.

Janë një sërë biznesmenësh të favorizuar. Ai që mund të quajmë më kryesor është Arbër Abazi, jo për shkak të vlerës që ka përfituar, por për lidhjen klienteliste që ka me zonjën Balluku. Zoti Abazi bashkëjeton me një të afërme të zonjës Balluku dhe është pikërisht bashkëjetuesja e tij ajo që ka kryer shpenzime dhe ka mbikëqyrur të gjitha punimet në një vilë në Palasë, e cila dyshohet se është produkt i korrupsionit dhe se i është dhënë zonjës Balluku si ryshfet nga zoti Abazi. Një pjesë e parave janë investuar nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare.

A do të ketë një autorizim apo kërkesë të dytë? Kam dyshime të forta se nuk do të ketë më një kërkesë të dytë për arrestimin e zonjës Balluku, pra një kërkesë të SPAK-ut drejtuar Kuvendit. Kjo është çështja që për herë të parë ka krijuar një klimë të fortë mosbesimi ndaj institucionit të SPAK-ut.

Zonja Balluku përballet me akuza shumë të rënda dhe, në një situatë normale, ajo do të duhej të ishte, sigurisht jo në ‘arrest në burg’, për shkak se ka fëmijë të mitur dhe është grua, duke iu referuar standardit të ndjekur, por minimalisht do të duhej të ishte në arrest shtëpie. Kërkesa e parë u refuzua nga mazhoranca dhe prokurorët nuk e ripërsëritën, pavarësisht se ngritën akuza.

Afati ligjor parashikon që hetimi për rastet e korrupsionit nuk mund të zgjasë më shumë se një vit.”, tha ajo

Etiketa: akuzabelinda ballukuhetimeklodiana lalaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paketa fiskale/ Këlliçi: Rama i shpall luftë Ballukut me taksën e vilave në bregdet!

17:57 : 28/10/2026
AKTUALITET

“Belinda Balluku mbi ligjin”, Bardhi: Pesë akuza të reja dhe asnjë kërkesë për arrestim!

13:34 : 28/10/2026
AKTUALITET

SPAK çon për gjykim Eugert Sinon, akuzohet si drejtues i një grupi kriminal për trafik armësh

13:07 : 28/10/2026
AKTUALITET

Balluku në SPAK, gazetarja: Nuk dha asnjë shpjegim para Prokurorisë, mund t’i depozitojë me shkrim

12:55 : 28/10/2026
AKTUALITET

Vila e Ballukut në Palasë, SPAK merr të pandehur Arbër Abazin e “Alko Impex” për pastrim parash

11:12 : 28/10/2026
AKTUALITET

Biznesmeni Pandeli Carapuli në SPAK, i komunikohet mbyllja e hetimeve

10:48 : 28/10/2026

TË GJITHA

Kërkesë të dytë për arrestimin e Ballukut? Lala zbulon detaje nga dosja: Pse u mbyllën hetimet pa masë sigurie

21:39 : 28/10/2026

Studentët në Beograd fshijnë grafitet fyese ndaj shqiptarëve

21:30 : 28/10/2026

Sherri i çuditshëm në Skrapar/ Bashkia bën kontratë për kullotjen e bagëtisë, bashkëfshatari e kërcënon

21:21 : 28/10/2026

Forbes rendit 10 sportistët me fitimet më të mëdha në histori

21:07 : 28/10/2026

HEC-i që po shteron monumentet e natyrës në Mirditë, dy kanione pa ujë dhe një fshat që po shuhet

20:54 : 28/10/2026

Eksperti i ekonomisë: Paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë

20:38 : 28/10/2026

Akuzohet për rrëmbimin e 3 të miturve/ “Shqiptari” përballet me drejtësinë franceze

20:30 : 28/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com