VIDEO/ Aulon Kalaja: I bëj thirrje Erion Veliajt që të organizojë revoltë në burgun e Fierit

VIDEO/ Aulon Kalaja: I bëj thirrje Erion Veliajt që të organizojë revoltë në burgun e Fierit

22:11, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Dega Krujë, Aulon Kalaja i ka bërë thirrje kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj që të organizojë revoltë në burgun e Fierit.

Këtë thirrje Kalaja e bëri gjatë një diskutimi në studion e A2, pasi sipas tij, Veliaj foli pro protestave dhe kryeministri Edi Rama e mori nga burgu i Durrësit dhe e dërgoi në burgun e Fierit.

Kalaja: Doli Erion Veliaj dhe foli për protestën, iu drejtua Ramës. E pe çfarë i bënë? E nxorën prej leckash sot nga burgu i Durrësit dhe e çuan në Fier. Prandaj nga kjo studio i bëj thirrje Erion Velisë të organizojë revoltën te burgu i Fierit urgjentisht. Ka pasur tentativa që të burgosurit të dalin në protestë.

Efekti mund të shkojë domino.

Kam informacion se gardianët e burgjeve kanë zbrazur magazinat e burgjeve dhe të gjitha pajimet i kanë çuar në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco