Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28 Tetor 2026 | 22:24

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të mësojnë nëse të afërmit e tyre janë mes 68 viktimave të konfirmuara deri më tani.

Siç raporton laregion.es, një i ri me emrin Erik, i cili ndodhej në njërin prej dy trenave të përfshirë në aksident, u ribashkua këtë pasdite me familjen e tij në stacionin Santa Justa të Seviljes.

Kamerat televizive filmuan momentin prekës kur i riu përqafon një grua, që dyshohet se është nëna e tij. Të dy përqafohen fort, ndërsa Eriku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot. Familjarët shfaqen të lehtësuar që ai ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet.

Pak më vonë, pasi u qetësua, Eriku tregoi për përjetimin e tij: “U nisa duke ecur me këmbët e mia. Valixhja mbeti në tren. Ndjeva sikur duhej të largohesha”.

Stacioni Santa Justa i Seviljes është kthyer në një nga pikat kryesore të ndihmës për të prekurit nga aksidenti. Aty janë krijuar hapësira për mbështetje mjekësore dhe psikologjike, si dhe për informimin e familjarëve të viktimave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Nga Shtetet e Bashkuara, ku u largua, Flavio Bolsonaro falenderoi Donald Trump për mikpritjen, por premtoi gjithashtu se do ta përdorte qëndrimin e tij atje...
22:20 | 28/10/2026

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia është në kontakt me miliarderin amerikan Elon Musk në lidhje me konstelacionet satelitore në orbitën e ulët...
21:25 | 28/10/2026

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria do të nisë një hetim parlamentar për përdorimin e syzeve inteligjente, mes shqetësimeve në rritje për cenimin e privatësisë dhe regjistrimin e fshehtë të...
20:39 | 28/10/2026