Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28 Tetor 2026 | 22:31

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas një deklarate të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Uashingtonit, në prag të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2027. Ai nënvizoi se Turqia do të vijojë përpjekjet për të zgjeruar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat.

Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Lindjen e Mesme. Erdogan e informoi Trumpin për qëndrimin e Ankarasë ndaj zhvillimeve në rajon, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe Jemenin. Sipas Presidencës turke, ai bëri të ditur se Turqia po monitoron nga afër situatën dhe po kërkon zgjidhje diplomatike në kuadër të Aleancës së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës.

Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, presidenti turk shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur rifillimin e përpjekjeve diplomatike mes dy palëve, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve.

Nga ana e tij, Trumpi uroi Erdoganin dhe popullin turk për Ditën e Republikës së Turqisë, që shënohet më 29 tetor, si dhe për organizimin me sukses të Samitit të Organizatës së Shteteve Turkishtfolëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tre regjistrime audio të bisedave mes qendrës së kontrollit dhe makinistëve të trenave Iryo dhe AVE zbulojnë gabimet e mundshme që paraprinë përplasjen tragjike në...
22:27 | 28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të...
22:24 | 28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Nga Shtetet e Bashkuara, ku u largua, Flavio Bolsonaro falenderoi Donald Trump për mikpritjen, por premtoi gjithashtu se do ta përdorte qëndrimin e tij atje...
22:20 | 28/10/2026