E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Françeska Rustem ndau detaje nga karriera e saj, sfidat dhe eksperiencat që kanë shoqëruar rrugëtimin e saj profesional. E njohur fillimisht në botën e modelingut, Françeska tashmë po eksploron një tjetër pasion, atë të prezantimit. Nga ekrani i “Procesit Sportiv”, ku është angazhuar si moderatore, ajo ka zgjeruar horizontin e saj në media me një projekt të ri në Top Albania Radio, podcast-in “Përtej Topit”.
Gjatë verës, Françeska mori pjesë në emisionin “She’s On Top” si pjesë e jurisë së bashku me Niko Komanin, ku ky i fundit u shpreh se në internet ajo u quajt si “Çeska” dhe u bë mjaft virale për qëndrimin e saj në këtë emision. Sipas tij, njerëzit u acaruan se ajo fliste me kompetenca për moshën që ka, dhe kjo gjë u keqkuptua. Duke qenë se u bë shumë virale, si e përjetoi ajo?
Unë e mora shumë ‘funny’ dhe ti e di. Në fund të ditës, unë me të vërtetë i kam ato vitet e karrierës sime mbi shpatulla, edhe pse jam 21 vjeç. Nuk më vrau fare, madje jam e lumtur që munda të kisha hapësirën për të folur për modeling, për të dhënë këshillat e mia, sepse në kohën kur unë kam nisur modeling-un nuk kam pasur askënd të më tregojë se cila ishte e duhura dhe çfarë është e gabuara, si duhet të eci, çfarë duhet të bëj, çfarë duhet të them dhe si të qëndroj? Kështu që, të jesh pjesë e “She’s On Top” dhe të kesh një juri, e cila është vërtetë profesionale, dhe ti ke momentin e duhur për të mësuar, jo vetëm për pjesën e modeling-ut. Modeling është shkollë më vete sepse është super disiplinë. Kështu që, jo nuk e marr fare.
Gjatë pjesëmarrjes së Françeskës në këtë emision, u përfol për një “luftë” të hapur mes saj dhe Brikenës. Çfarë ndodhi realisht mes tyre?
Njerëzit sot kanë të drejtën dhe lirinë e fjalës dhe e përdorin në rrjete sociale, por kjo është e gabuar sepse fillon dhe fillon e krijon këto dy boshtet që në fund të ditës, Brikena ka komplet stilin e saj, ka punët e saj, dhe unë jam komplet një fushë dhe një gjë tjetër. Nuk ka pasur vërtetë asgjë. Instagram-i im menaxhohet nga dikush dhe të Brikenës dikush. Ndoshta një postim timin dhe një jo ripostim të Brikenës, ndoshta e kanë marrë si diçka…Deklaratat e mia i kanë përkthyer në tjetër gjë dhe nga ana tjetër Brikena nuk ka pasur ndonjë dalje publike që të flasë për çfarëdo lloj gjëje që të sqarojë një gjë të sajën.