Nga Enio Jaço
Keto jave rruget e Tiranes jane mbushur me njerez te pakenaqur ose shume te pakenaqur. Mund te mos jesh dakord me protestat, por pakenaqesia eshte kudo. Dhe pikerisht tani, qeveria vendos te rrisi taksat. Ne kushte normale, do ndodhte e kunderta.
Qe te jemi te qarte: paketa ka edhe gjera te mira. TVSH 6% per ushqimet baze. Me pak tatim per pagat e mesme. Me pak burokraci per pasqyrat financiare. Keto duhen thene.
Por fatura e madhe shkon te bizneset e ndershme, te medha dhe te vogla, qe punojne ne ekonomine formale. Tatimi mbi fitimin behet 17%, me i larti ne Ballkan. Tatimi mbi dividendin pothuajse dyfishohet. Rreth 17.500 biznese te vogla futen ne TVSH.
Shoqatat e biznesit ankohen se nuk u pyeten. Kesaj radhe kane te drejte edhe per permbajtjen.
Investitori i huaj sheh dicka tjeter: mungesen e qendrueshmerise. Para nje viti: “nuk do te rrisim taksat”. Pastaj Paqja Fiskale, me premtimin e parashikueshmerise. Tani nje rritje e pa-pritur. Po me shume se normat, ai sheh nje sistem qe ndryshon cdo vjeshte.
Por, kjo eshte vetem pjesa e dukshme.
Mbi 5 Miliarde Euro cash qarkullojne jashte bankave, me e larta ndonjehere. Shqiperia njihet per pastrimin e parave, trafikun e droges dhe nje ekonomine informale me te larte ne rajon.
Por kjo pakete nuk e shtrengon kete ekonomi. Shkon te biznesi qe deklaron, me llogari bankare, kontabilist dhe fature. Sepse aty parate duken.
Cdo tatim shtese mbi te ndershmin, pa prekur te padeklaruarin, i jep fitim atij qe punon ne te zeze. Prandaj bizneset e ndershme ngrene zerin, ndersa ajo e krimit hesht. Nuk ankohet per taksat. Ajo vijon te pastrohet.
Biznesi i ndershem gjendet lehte, sepse nuk fshihet. Po nuk eshte e drejte te paguaje per ata qe fshihen.





