Vajza denoncon dhunën nga komshia dhe familja e saj: Më kanë larguar klientët, duan të më falimentojnë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2026, 01:24

Një vajzë i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar atë që e përshkruan si një seri shqetësimesh dhe presionesh nga një komshie, të cilën thotë se nuk e njihte më parë. Sipas saj, situata ka nisur më 30 maj, kur fqinja, që banon përballë biznesit të saj, është përballur me të dhe e ka kërcënuar e dhunuar.

Denoncuesja pretendon se pas këtij episodi, shqetësimet kanë vijuar edhe në ditët në vazhdim. Ajo thotë se persona të tjerë kanë shkuar pranë biznesit të saj për ta ofenduar, ndërsa në videot e dërguara në redaksi shfaqen disa persona duke bërtitur dhe ofenduar jashtë ambientit të punës. Sipas saj, ata janë familjarë të vajzës me të cilën ka konflikt.

Ajo pretendon gjithashtu se është përballur me provokime të përsëritura dhe se komshia ka folur me banorë të zonës, duke u kërkuar të mos frekuentojnë biznesin e saj. Sipas denoncueses, kjo situatë i ka dëmtuar marrëdhëniet me klientët dhe të ardhurat, ndërsa për shkak të stresit dhe ngjarjeve të ndodhura, thotë se ka qëndruar dy javë larg punës.

Vajza shprehet se e ka kallëzuar rastin në polici që më 30 maj, por deri më tani, sipas saj, nuk është thirrur nga prokuroria për të dhënë deklarimet e saj. Për këtë arsye, ajo kërkon që rasti të trajtohet dhe procedurat të përshpejtohen.

Në një video tjetër të dërguar në redaksi, denoncuesja shihet duke u përballur me vajzën që akuzon dhe duke i kërkuar llogari për veprimet e pretenduara. Kjo e fundit mohon të jetë personi përgjegjës për ato që i atribuohen.

Denoncuesja thotë se është e gatshme ta ndjekë çështjen edhe në rrugë ligjore, pasi pretendon se shqetësimet po i cenojnë qetësinë dhe po i rrezikojnë biznesin.

Redaksia mbetet e hapur për publikimin e qëndrimit të palës tjetër dhe për çdo reagim nga institucionet lidhur me kallëzimin e pretenduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit