Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Genoa fiton ndaj Juventusit, një pjesë për Zhegrovën

Genoa

Genoa ka fituar 2:0 ndaj Juventusit në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë të mërkurën mbrëma, ndërsa Edon Zhegrova luajti në tërë pjesën e dytë. 

Fitoren vendësit e arritën me dy golat e pjesës së parë.  Kingsley Ehizibue dhe Tommaso Baldanzi i shënuan golat e fitores. 

Mario Mitaj luajti te Genoa nga minuta e 41-të. 

Ndërkohë, Arman Durmishi mbeti në bankën rezervë te Juventusi që ka 14 pikë në vendin e tetë. 
Genoa në vendin e 13-të i ka 10 pikë.


Zhegrova e Durmishi në stol te Juventusi, nuk starton as Mitaj

Edhe Tjetër miqësore e Zhegrovës pa lënë gjurmë Futboll Tjetër miqësore e Zhegrovës pa lënë gjurmë

Edon Zhegrova e Amran Durmishi kanë mbetur në stol te Juventusi për ndeshjen ndaj Geonas.
Nga fillimi i ndeshjes te Genoa nuk do të paraqitet as mbrojtësi i krahut, Mario Mitaj.
Të tre futbollistët shqiptarë nuk kanë fituar rastin të paraqiten nga fillimi për klubet e tyre përkatëse, Juventus, përkatësisht Genoa.

Ndeshjes Genoa – Juventus luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A italiane.


Juventusi me dy shqiptarë ndaj Genoas

Juventusi do t’i ketë dy shqiptarë për ndeshjen ndaj Genoas që luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A. 

Përveç Edon Zhegrovës, trajneri Luciano Spalletti e ka ftuar për herë të parë për ndeshje zyrtare edhe sulmuesin e të rinjve, Arman Durmishi. 

Te Genoa luan Mario Mitaj. 

Edhe Zhegrova nuk udhëton me Juven, ftohet një tjetër shqiptar Futboll Zhegrova nuk udhëton me Juven, ftohet një tjetër shqiptar

Durmishi është 18-vjeçar dhe ka paraqitje për U19 të Shqipërisë. 

Ai u lind në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë. 

E nisi karrierën te Koperi dhe me grupmoshën U17 i realizoi 28 gola. Si 16-vjeçar kishte debutuar në elitën e futbollit slloven ndaj Olimpija Lubjanës. 

Juventusi e kishte fituar konkurrencën me Leipzigun dhe Parman dhe i siguroi shërbimet e tij në vitin 2024. Durmishi është i gjatë 190 centimetra. 

Durmishi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2028. 

Ndaj Genoas minuta pritet të ketë Edon Zhegrova. 

Edhe Fiton Juventusi, 20 minuta për Zhegrovën Futboll Fiton Juventusi, 20 minuta për Zhegrovën

Sulmuesi i Kosovës ka dy gola të shënuar e një asistim në gjashtë paraqitjet e këtij sezoni. 

Juventusi i ka 14 pikë në vendin e shtatë. Genoa i ka 7 pikë në vendin e 16-të.

Lista e lojtarëve të Juventusit para ndeshjes kundër Genoas