Tatimi i ushqimit – ushqimeve të freskëta e të fabrikuara – nuk ka qenë kurrë 6%! Nga 1 janari 2027 do të jetë 6%, 14 pikë përqindjeje më pak!
Që nga viti 1995, kur për herë të parë ligji fiskal vendosi tatimin mbi vlerën e shtuar mbi mallra e shërbime, ushqimi nuk është tatuar asnjëherë me 6%.
Ndërkohë;
Heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës dhe benzinës, që nga 1 janari 2027, është një tjetër masë me natyrë fiskale që duhet të ulë çmimin e lartë të tyre.
Janë dy masa që synojnë të bëjnë më të lirë ushqimin, të bëjnë më të lirë transportin privat, publik, industrial;
Janë dy masa që duhet të ulin koston e jetesës!
Janë masat më të mëdha fiskale të ndërmarra ndonjëherë në këtë vend me këtë karakter social.
Çfarë duhet bërë?
Duhet të bëhen 100% efektive!
Kemi dy muaj kohë për të gjetur e miratuar, bërë publikë instrumentet që garantojnë që ky përfitim fiskal të shkojë drejtpërdrejt tek qytetari me çmime të ulura në këtë masë!
Nuk është e lehtë me tregun dhe tregjet që ne kemi, përqendrimet në to dhe dëshirën e pafundme për të përfituar nga çdo masë e tillë!
Tregtarët duhet të kuptojnë se këto nuk janë masa ku përfitimi duhet ndarë mes qytetarëve dhe tregtarëve;
Por janë masa ku i vetmi përfitues duhet të jetë qytetari që duhet të blejë më lirë, fiks sa parashikojnë këto dy masa!
Nuk duhet toleruar asgjë tjetër!