Njihuni me parashikimin e motit 29 Tetor 2026, kushte atmosferike të qëndrueshme

Gjatë ditës së sotme, 29 tetor 2026, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat pritet të bëhen herë pas here të dendura dhe kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore të territorit.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë nga drejtimi verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në pjesën veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të jetë më e fortë, me shpejtësi deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

 


Shtuar më 29.10.2026 07:17

Tags:
Quantcast