Sipas prokurorisë, Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu, ku ndodheshin edhe Ellis Anim-Annor, 29 vjeç, dhe partnerja e tij. Dyshohet se një koment i bërë nga një person i shoqërisë së Abazit për pamjen e partneres së të akuzuarit mund të ketë nxitur konfliktin. Përplasja përfundoi në parkimin e Valley Retail Park, ku Abazi u godit me thikë në zemër, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.
Familja e Lorik Abazit ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të riut shqiptar. Ndërkohë, Ellis Anim-Annor mohon akuzat për vrasje dhe plagosje me dashje. Procesi gjyqësor vijon, ndërsa motivi i saktë i konfliktit dhe përgjegjësia penale e të akuzuarit do të përcaktohen nga gjykata.