Ferizaj, protestë për drejtësi për Arlinda Zekajn me marshim drejt institucioneve

Aktivistët në Ferizaj kanë bërë të ditur se më 29 tetor, në orën 12:00, do të mbajnë protestë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn.

Tubimi do të nisë para Komunës së Ferizajt dhe, sipas organizatorëve, do të vijojë me ndalesa pranë disa institucioneve publike.

Të lidhura

None found

Marshuesit planifikojnë të ndalen te Qendra për Punë Sociale, Stacioni Policor dhe Gjykata, ku do të kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet.

Ekipi organizativ njoftoi përmes një komunikate për media se protesta synon të kërkojë llogaridhënie pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

“U bëjmë thirrje mediave ta përcjellin protestën dhe kërkesën tonë për drejtësi e përgjegjësi institucionale”, thuhet në njoftim.

Protesta në Ferizaj zhvillohet pas reagimeve dhe tubimeve në Prishtinë, ku qytetarët kanë kërkuar hetim të veprimeve të institucioneve përgjegjëse dhe masa për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës. Para vrasjes, ajo kishte ngritur shqetësime për sigurinë e saj pranë institucioneve kompetente.


Shtuar më 29.10.2026 08:20

Quantcast