• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument për pr.buxhetin 2027

09:09 : 29/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Grupi parlamentar i PD-së nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pasi nuk u është vënë në dispozicion projektbuxheti i vitit 2027 dhe dokumentacioni shoqërues.

Sipas PD-së, mbledhja është thirrur pa respektuar afatin 48-orësh të parashikuar në Rregulloren e Kuvendit.

Opozita kërkon që dokumentet të vihen në dispozicion të deputetëve dhe shqyrtimi i buxhetit të zhvillohet me transparencë dhe kohë të mjaftueshme për debat e analiza.

“Sot, në orën 08:30, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku ministri i Financave, është parashikuar të prezantojë projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.

Lexo edhe:

Ilir Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

Duam të sqaroj publikisht arsyet përse grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë mbledhje.

Në momentin e njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet.

As projektligjet, as relacionet shpjeguese, as dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të kësaj rëndësie.

Pra, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren të dëgjojnë ministrin e Financave të flasë për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, ta studiojnë apo ta analizojnë.

Dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti i një vendi demokratik.

Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë. Deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave.

Detyra jonë kushtetuese është të shqyrtojmë, të kontrollojmë, të kërkojmë llogari dhe të vendosim mbi përdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë.

Për më tepër, mbledhja është njoftuar vetëm pasditen e djeshme, për t’u zhvilluar sot në mëngjes.

Neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit përcakton shprehimisht se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.

Ky rregull nuk mund të shpërfillet sipas dëshirës së Kryetarit të Kuvendit.

Aq më pak kur bëhet fjalë për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit.

Buxheti i shtetit nuk është një dokument formal. Ai përcakton se sa para do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si do të shpenzohen ato, cilat sektorë do të financohen dhe cilat do të jenë prioritetet reale të qeverisë.

Prandaj, shqyrtimi i tij kërkon transparencë, dokumentacion të plotë, kohë të mjaftueshme dhe debat parlamentar.

Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion. Dhe nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën.

Në vlerësimin tonë, mënyra se si është organizuar kjo mbledhje ngre dyshimin e arsyeshëm se qëllimi nuk është një diskutim serioz për financat publike, por krijimi i një aktiviteti propagandistik të qeverisë.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike që po përjeton vendi.

Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.

Ne nuk pranojmë që institucioni i Parlamentit të përdoret për të prodhuar një fasadë normaliteti, ndërkohë që rregullat e funksionimit të tij nuk respektohen.

Duam të jemi shumë të qartë.

Opozita nuk po refuzon diskutimin e buxhetit. Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja.

Ne kërkojmë që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve.

Kërkojmë që Konferenca e Kryetarëve të thirret duke respektuar Rregulloren dhe të sigurohet një kalendar real shqyrtimi, me kohë të mjaftueshme për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente.

Kërkojmë që procesi të jetë transparent për publikun, sepse buxheti nuk i përket as qeverisë dhe as shumicës parlamentare.

Buxheti i përket qytetarëve shqiptarë.

Dhe së fundi, dua t’i drejtohem Kryetarit të Kuvendit.

Detyra e tij nuk është të organizojë axhendën e ministrave, por të garantojë të drejtat e të gjithë deputetëve dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Respektimi i ligjit dhe i procedurave parlamentare nuk është një favor që shumica i bën opozitës. Është detyrimi më elementar i çdo institucioni.

Për këto arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Sepse qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë.”- thuhet në njoftim.

Etiketa: konferenca e kryetarevePDprojekt buxhetips

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

14:48 : 28/10/2026
AKTUALITET

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

13:28 : 27/10/2026
AKTUALITET

“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

09:55 : 27/10/2026
AKTUALITET

Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike

08:15 : 27/10/2026
AKTUALITET

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:17 : 26/10/2026
AKTUALITET

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit! Çfarë u diskutua

11:20 : 26/10/2026

TË GJITHA

PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument për pr.buxhetin 2027

09:09 : 29/10/2026

Studimi: Ekspozimi ndaj tymit të zjarreve gjatë shtatzënisë lidhet me rrezik më të lartë të autizmit tek fëmijët

09:03 : 29/10/2026

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama kërkon dialog me dëshpërim

08:56 : 29/10/2026

Në kërkim nga GJKKO, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari/ EMRI – Akuzat

08:45 : 29/10/2026

Takimi i alencës së Mekës: Irani drejt luftës apo paqes?

08:38 : 29/10/2026

“Mos i kurseni!”: Plumbat e gomës kundër protestuesve dhe gazetarëve

08:18 : 29/10/2026

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com