I kërkojnë dorëheqjen/ Rama vijon tallet me protestën, nxjerr ftesat te tavolinën e gurtë para zyrës së tij

I kërkojnë dorëheqjen/ Rama vijon tallet me protestën, nxjerr ftesat te tavolinën e gurtë para zyrës së tij

08:38, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe sot, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline, si një simbol i ftesës së kreut të qeverisë për dialog me të rinjtë, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në ditët e mëparshme kanë qenë të rinjtë studentë që i kanë djegur karriget e Ramës me ftesat për dialog me të cilat ai mundohet të manipulojë protestuesit.

Vënia e flakës karrigeve të dialogut dhe rrokullisja e gurëve të vendosur nga kryeministri, janë shprehja me e mirë e refuzimit të tyre për t’u ulur në bisedime.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës, studentët kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga posti i kryeministrit, duke e konsideruar dialogun të papranueshëm për sa kohë kjo kërkesë nuk plotësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco