Maqedonia e Veriut voton sërish kundër rezolutës për heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës

Me 130 vota pro dhe 17 kundër, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi kundërshtimin ndaj embargos ekonomike të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës. Ky ishte viti i 34-të radhazi që Asambleja kërkon përfundimin e këtyre kufizimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut votoi përsëri kundër heqjes së embargos.

Në mesin e vendeve të rajonit, përveç vendit tonë, kundër heqjes së embargos votuan edhe Sllovenia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shqipëria e Kroacia abstenuan, ndërsa Serbia mbështeti heqjen e embargos.

Të lidhura

None found

Edhe Hungaria, Sllovenia, Letonia, Kolumbia dhe Republika Çeke u rreshtuan kundër rezolutës.

Një vit më parë, rezoluta kishte marrë mbështetjen e 165 vendeve, ndërsa shtatë votuan kundër dhe 12 abstenuan. Votimi i këtij viti u zhvillua pas një përpjekjeje të shtuar diplomatike të Uashingtonit për të bindur më shumë shtete që ta kundërshtonin dokumentin ose të mos merrnin qëndrim.

Rezoluta nuk ka karakter detyrues dhe nuk e obligon Uashingtonin të ndryshojë politikën e sanksioneve. Megjithatë, ajo pasqyron qëndrimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj embargos./Telegrafi/


Shtuar më 29.10.2026 09:25

Quantcast