Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, pas tensioneve dhe përplasjeve të forta që shoqëruan punimet parlamentare të enjten e kaluar. Deputetët pritet të shqyrtojnë një rend dite të ngjeshur, me 18 pika, ku përfshihen interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe një sërë projektligjesh që lidhen me ekonominë, sistemin bankar, biznesin dhe administrimin e pasurive të konfiskuara.
Seanca zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa ende janë të freskëta përplasjet e 22 tetorit, kur deputetët e mazhorancës dhe opozitës u përfshinë në debate të ashpra, përplasje fizike dhe incidente që çuan në ndërprerjen e përkohshme të punimeve.
Gjatë seancës së kaluar deputetët demokratë bllokuan foltoren dhe kundërshtuan kalimin në votim të projektligjeve pa diskutim.
Situata degjeneroi në përplasje mes depuitetëve, duke sjellë edhe ndërhyrjen e Gardës së Republikës. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, socialistët vijuan votimin e projektligjeve, ndërsa seanca u mbyll mes tensioneve.
Përplasjet parlamentare u zhvilluan në një kohë kur jashtë godinës së Kuvendit protestonin studentë dhe qytetarë, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Deputetët e opozitës kërkuan që në Parlament të diskutohej edhe për ndërhyrjet e policisë ndaj protestuesve dhe ndalimin e studentëve.
© SYRI.net
THE GUARDIAN: Gjobë sa gjashtë paga mujore për ata që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Letra e kongresmenëve/ ‘Kanë rënë kambanat e alarmit’, Nesho: DASH duhet të veprojë ndaj regjimit të Ramës
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD nuk shkon në Konferencën e Kryetarëve: S’bëhemi pjesë e farsës