I vendoset tritol lokalit në Kamëz, lënda plasëse nuk shpërthen! Ndërhyjnë forcat xheniere
Një lëndë plasëse e dyshuar tritol, është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së jashtme të një lokali në Kamëz.
Sipas njoftimit të policisë, lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa për heqjen e saj në mënyrë të sigurt kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere.
Ndërkohë, sipas policisë, lokali është në pronësi të shtetasit Klevis Hyka, 38 vjeç, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Opozita ndez flakadanë dhe i bien bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes
Mbi 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Shkodër! Shpallen në kërkim 3 të tjerë (Detaje)
- 11:12 Opozita ndez flakadanë dhe i bien bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
- 11:12 Zbulohen bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së trenave në Spanjë
- 11:00 Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit
- 10:54 Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes
- 10:47 FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s
- 10:46 Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)