I vendoset tritol lokalit në Kamëz, lënda plasëse nuk shpërthen! Ndërhyjnë forcat xheniere
Një lëndë plasëse e dyshuar tritol, është konstatuar mëngjesin e kësaj të enjteje pranë derës së jashtme të një lokali në Kamëz.
Sipas njoftimit të policisë, lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa për heqjen e saj në mënyrë të sigurt kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere.
Ndërkohë, sipas policisë, lokali është në pronësi të shtetasit Klevis Hyka, 38 vjeç, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.
Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë
Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve
Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument
- 09:27 Bllokim politik në Izrael pas zgjedhjeve, tre skenarët për qeverinë e ardhshme! Si mund të qëndrojë ose të largohet Netanyahu nga pushteti
- 09:25 Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë
- 09:20 Hetim për terrorizëm ndërkombëtar, e mitura shqiptare në Itali publikonte materiale të ISIS-it në TikTok
- 09:06 Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve
- 09:01 Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka
- 08:51 Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, pranë brigjeve të Omanit