E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë avokatja e njohur Adriana Kalaja. Ajo tha se SPAK, ka gënjyer, nuk ka një hetim për shokun e Ramës, Ron Yeffet.
Flavio Qarri: Kemi vënë shtetin në dispozicion të Ron Yeffet. Nga pasaportat tek Presidenti, tek të gjithë institucionet për certifikime brenda ditës, dhe në fund ashtu si qershia mbi tortë, të gjithë paratë e buxhetit ja japim Ron-it.
Adriana Kalaja: Shoku i shokut Edi. Ajo që bëri ‘PLUGU’ mbrëmë është një kontribut i jashtëzakonshëm që i behet vendit, pavarësisht se kemi arritur në një nivel skepticizmi ku njerëzit më jo vetëm që nuk besojnë që mund të ketë ndonjë vetë ndryshim nga personat e implikuar por nga ana tjetër tashmë duhet ti themi dhe shumë protestuesve që mirëseerdhët në bord, të cilët mendojnë po si ne në raport me veprimet hetimore që duhet të kishte bërë me kohë SPAK-u që është ngritur pikërisht për këtë gjë.
Flavio Qarri: Hajde se Belindën po e falin për hëtër të motrës. Po Ron.
Adriana Kalaja: Motra ka bërë ca ndere. Diku me lekë, diku pa lekë. I ka kaluar ca njerëz që i ka dhënë urdhër Edi Rama. Pra se kështu shkon kjo. Ajo Ina Rama. I dimë ne të gjitha. Dhe problemi nuk qëndron tek motra e Ballukut.
Flavio Qarri: S’kemi folur fare për Irenën. Shkon edhe emri, Irena me Ron...
Adriana Kalaja: Janë në të njëjtën varkë, në të njëjtën valë. Pasi po të shikosh, edhe Irenës ashtu si Ronit i binte bingo që ti binin gjithë çështjet e opozitës dhe për të mos u mjaftuar me të gjithë opozitën që ‘rastësisht’ shkonin në dorën e Irenës me disa mbiemra, me disa pasaporta, me disa datëlindje. Sepse nuk duhet ta lemë vetëm tek mbiemrat sepse i bëjmë nder të madh. Por i bie edhe çështja e grabitjes së tokës në Surrel, i bie edhe Edi me shoqen e vet Linda. Këto janë shokë, shoqe, pastaj dashurohen, martohen me njëri tjetrin. Njëri i merr gruan, tjetra i jep burrin. Dhe të gjithë këta janë pjesë e kësaj skeme të lartë korrupsioni dhe nga ana tjetër shikojmë një pasivitet të SPAK që edhe për zyrtarët që tentojnë të hetojnë apo të bëjnë disa veprime korrekte për të cilët duhet të vlerësohen, fillon pastaj ajo prishja e procedurave siç është rasti i Belinda Ballukut që është absurde që kur ti e kishe me një akuzë që siç pretendohet nga vetë mazhoranca nuk ishte për korrupsion dhe ata nuk kishin pse jepnin imunitetin e Ballukut për rastin e Tunelit të LLogarasë dhe disa episodeve të Unazës së re ndërkohe që tashmë dosja është mbushur edhe me vepra të tjera. Janë kapur edhe pasuri te fshehura. Akoma ne nuk kemi parë që të ketë një kërkesë në Kuvend për këtë rast. Dhe akoma ne nuk e dimë se si mund të jetë në një proces në një gjykim i nderuar një deputete e cila vazhdon të mbajë mandatin dhe imunitetin dhe ndërkohë është edhe me cilësimin e pandehur. Pra ky është absurdi më i madh që ka prodhuar reforma në drejtësi/
Flavio Qarri: Pas publikimit të përgjimeve, shkoi SPAK dhe i sekuestroi telefonin Roni Yeffet. Cili është statusi ligjor sot i Ron Yeffet, pa dalë edhe emisioni i fundit me prova dërrmuese, shkatërruese të padiskutueshme në ngarkim të Yeffet.
Adriana Kalaja: Tani unë mendoj, jo sot, por mbrëmë duhej të vinte SPAK-u këtu, nëse ka regjistruar procedim....Po ta them me siguri të plotë që edhe nëse kanë bërë një sekuestrim provash apo këqyrje te dokumentacionit...
Flavio Qarri: Deri këtu kanë arritur?
Adriana Kalaja: Kanë arritur sepse deri më sot nuk janë marrë në përgjegjësi penale për veprimet, për të cilën në fakt unë e kam thënë gjithmonë edhe Zoti Berisha e ka thënë që nuk ka kush e kontrollon SPAK-un, por do të vijë ai momenti që edhe këta gjyqtarët edhe këta prokurorët një ditë do të përballën me ligjin. Ashtu sikurse i them dhe shokut të shokut Edi, Roni Yeffet...
Flavio Qarri: Ju po thoni se SPAK ka gënjyer publikisht, sepse nuk ka një hetim për Ron Yeffet
Adriana Kalaja: Unë ua them me përgjegjësi. Dhe për këtë arsye unë do të procedoj me kallëzim penal. Që do apo nuk do SPAK-u, kjo çështje do shkojë në SPAK. Ka apo nuk ka vullnet Klodian Braho, apo të gjithë ata të tjerët në do ti çojmë ato letrat.
© SYRI.net