Lëndimi i Khvicha Kvaratskhelias ka bërë që PSG-ja të mendojë për përforcime në merkaton e janarit, ndërsa në listën e dëshirave të kampionëve francezë ka përfunduar një talent i Bayer Leverkusenit.
Bëhet fjalë për Ibrahim Mazën, mesfushorin ofensiv 20-vjeçar, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në fillim të sezonit 2026/27.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg të Sky Sport, drejtuesit e PSG-së kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e futbollistit algjerian, duke shprehur interesimin për transferimin e tij.
Maza ka regjistruar tri gola dhe tri asistime në 10 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e klubit francez.
Aftësia për të luajtur si në qendër, ashtu edhe në krahët e repartit ofensiv, e bën atë një alternativë interesante për trajnerin Luis Enrique.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Bayer Leverkuseni nuk dëshiron ta humbasë futbollistin në mes të sezonit dhe po përgatit një ofertë të re për vazhdimin e kontratës së tij përtej qershorit të vitit 2030.
Klubi gjerman synon ta shpërblejë progresin e Mazës edhe me një rritje të pagës, në përpjekje për ta mbajtur larg interesimit të skuadrave të tjera.
Përfaqësuesit e lojtarit pritet të takohen me drejtuesit e Leverkusenit gjatë muajit nëntor për të diskutuar kushtet e kontratës së re.
Nga ana tjetër, Luis Enrique ka deklaruar se mungesa e Kvaratskhelias nuk e detyron PSG-në të transferojë patjetër një lojtar të ri, megjithëse klubi po shqyrton mundësitë në treg.
PSG-ja mund të bëjë një ofertë zyrtare që në janar, veçanërisht nëse negociatat për rinovimin e kontratës së Mazës me Leverkusenin nuk ecin sipas planit.
© SYRI.net
Faza e parë mbyllet me dy supersfida, derbi i kryeqytetit jashtë Tiranës dhe Egnatia-Teuta për vendin e parë
Napoli rikthehet te fitorja me spektakël, mposht Monzën me ‘poker’ golash në transfertë
Genoa mposht Juventusin dhe zhyt Spallettin në krizë, stoli i trajnerit është në rrezikBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: