Gjendet lëndë plasëse e pashpërthyer në një lokal në Kamëz, pronari i subjekti me precedent penal Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet i pajetë në një pus në zonën e Longianos, në provincën e Çezenës, Itali.
Një 29-vjeçar italian është ndaluar nga autoritetet, pasi dyshohet se ka vrarë shqiptarin dhe më pas ka fshehur trupin e tij.
Sipas mediave italiane, i dyshuari ka pranuar përgjegjësinë gjatë marrjes në pyetje. “Isha unë”, mësohet të ketë deklaruar ai, duke pranuar krimin.
Nga hetimet paraprake dyshet se shkak i konfliktit mund të ketë qenë një borxh prej rreth 500 eurosh, i lidhur me furnizimin me lëndë narkotike. Sipas rindërtimit të ngjarjes të publikuar nga mediat italiane, debati mes dy personave ka përfunduar në dhunë fatale.
Ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, bashkëshortja e Denaldo Maxhallakut ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e tij.
Ajo kujton se bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia më 8 tetor, duke i thënë se do të shkonte në lokal dhe se do të kthehej në mbrëmje.
“Ishte një bashkëshort i pranishëm, një baba i kujdesshëm, e donte shumë vajzën tonë vetëm një vjeçe. Ishte një punëtor i jashtëzakonshëm”, është shprehur ajo.
Top Channel