Dy të mitur janë larguar pa autorizim nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur, e vendosur në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit.
Ngjarja është regjistruar më 28 tetor, në orën 21:10. Mbikëqyrësi i institucionit njoftoi se dy personat, të cilët po vuanin masën edukative, kishin dalë nga qendra.
Të lidhura
None found
Pas largimit nga institucioni, dy të miturit janë nisur në një drejtim që nuk është bërë i ditur, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas të dhënave të raportuara, bëhet fjalë për dy persona meshkuj kosovarë. Rasti është shënuar në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit më 28.10.2026, në orën 21:10.







