Beqaj në GJKKO, ish ministri paraqitet pa avokat për shkak të bojkotit
29/10/2026 10:03
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO, pa avokat.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, avokati i tij mungon sepse është pjesë e bojkotit, të nisur më datën 8 shtator si një formë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO që sipas Dhomës së Avokatisë cenon punën e medias dhe të avokatëve.
Top Channel