15 sezonet më të mira të fituesve të ‘Topit të Artë’. Kryeson Cristiano Ronaldo i vitit 2008

15 sezonet më të mira të fituesve të ‘Topit të Artë’. Kryeson Cristiano Ronaldo i vitit 2008

10:04, 29/10/2026

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror, edhe përmes arritjeve të tij të së kaluarës.

Sezoni i vitit 2008, kur ylli portugez fitoi “Topin e Artë” për herë të parë në karrierën e tij, është votuar si sezoni më i madh i një fituesi të këtij çmimi në histori.

Në renditjen përfundimtare, Ronaldo i vitit 2008 zuri vendin e parë, duke lënë pas Lionel Messin e vitit 2012, i cili u rendit i dyti.

Në vendin e tretë përfundoi Ronaldo i vitit 2017, ndërsa Messi i vitit 2023 u pozicionua i katërti. Pesëshen e parë e kompletoi Ronaldo i vitit 2016.

Në këtë listë dominojnë dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët kanë zënë shumicën e pozicioneve në 15 sezonet më të mira të fituesve të “Topit të Artë”.

Ronaldo Nazário është gjithashtu pjesë e kësaj renditjeje, me sezonet e tij të viteve 2002 dhe 1997, duke dëshmuar ndikimin e madh që ka pasur edhe legjenda braziliane në futbollin botëror.

15 sezonet më të mira të fituesve të Topit të Artë:

Cristiano Ronaldo – 2008

Lionel Messi – 2012

Cristiano Ronaldo – 2017

Lionel Messi – 2023

Cristiano Ronaldo – 2016

Cristiano Ronaldo – 2014

Lionel Messi – 2015

Cristiano Ronaldo – 2013

Lionel Messi – 2011

Lionel Messi – 2009

Lionel Messi – 2019

Lionel Messi – 2021

Ronaldo Nazário – 2002

Lionel Messi – 2010

Ronaldo Nazário – 1997

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco