Projektbuxheti 2027/ Ministri Petrit Malaj: Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

Këtë të enjte, ministri i Financave, Petrit Malaj,  po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027.

Partia Demokratike nga ana tjetër, ka njoftuar se ka bojkotuar Konferencën e Kryetarëve duke argumentuar se nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin, as relacionet shpjeguese dhe as dokumentacioni financiar që pritet të prezantohet.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se do të dyfishohet bonusi i pensionistëve. Sipas tij, bonusi i bebeve do të pësojë një rritje progresive, e cila do të shtrihet deri në moshën 5-vjeç të fëmijës.

“Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike më të lartat e ndonjëherë, më shumë para për pensionet shëndetësinë, mbrojtja sociale, arsimi por edhe mbrojtja dhe siguria. Janë fusha ku matet përgjegjsia e shtetit. Ka tre prioritete themelore, mirëqenia socilae, stabiliteti fiskal dhe investimet reformat dhe integrimi evropian.

Indeksimi do të bëhet në prill 2027, si dhe do të dyfishohet bonusi i pensionistëve, me vlerë 20 miliardë lekë. Deri në moshën 5-vjeç vlera e bonusit të bebeve do të rritet në mënyrë progresive”, u shpreh Malaj.


Quantcast