Një operacion i ri i Departamentit për Krimin e Organizuar në Byronë e Sigurisë Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka nisur që në orët e mëngjesit, me kontrolle në dhjetëra lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.
Burimet e para jozyrtare bëjnë të ditur se në fokus të aksionit janë zyrtarë të një spitali privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Ata dyshohen për vepra të ndryshme penale, mes tyre keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, punë të pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtave informacione, dëmi ndaj buxhetit kapërcen 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i dyshuar i paligjshëm i spitalit vlerësohet në rreth 4 milionë euro.
Dyshimet përfshijnë edhe dëmtimin e një numri të konsiderueshëm pacientësh të trajtuar në këtë spital.
Autoritetet ende nuk kanë publikuar të dhëna zyrtare për rastin, ndërsa informacione të reja priten gjatë ditës.






