Lajmi i fundit

LIVE - Seanca parlamentare, opozita proteston me fotot e të dhunuarve në protestë, bllokon foltoren - Flet kreu i PD, Berisha

Brisida Shehaj: Paketa fiskale, një arsye më shumë për të protestuar! Shqipëria shpëton vetëm me ikjen e Ramës

09:58, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

‘Paketa fiskale është një arsye më shumë për të protestuar!’ Kështu e nis analizën e vet ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj lidhur me pr/buxhetin 2027 dhe paketën fiskale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një video intervistë me ‘Kafe Shqeto’ Shehaj thotë se veprimet e Ramës janë populiste e nuk sjell asnjë përfitim për shqiptarët.

Madje zbulon dhe kleçkën që fshihet pas heqjes së taksës së qarkullimit të naftës që Rama e vuri tek makina

“Sa i takon pjesës së vetme që ai do mundohet të shesë, heqja e TVSh për mallrat e shportës. Ai është premtim i 2013-tës. Në sondazhet që bën Rama, kostoja e jetesës është një nga problematikat e shqiptarëve. Ai po bën momentin e populizmit, e thotë ju ula çmimet, ndërkohë rrit shumë taksa të tjera. Ai është në fundin e vet.

Nuk kanë më as fantazi të mbushin buxhetin, të cilin më pas e vjedhin. Ky është thelbi. Pra sot ke një paketë fiskale që ke 150 milionë euro neto. Ka rritur taksat 290 milionë i ka ulur 140 milionë dhe neto është 150 mln euro. Pa menduar kostot e fshehura, siç janë kostot e koncesioneve. Rama tha se do heqë taksën e qarkullimit të naftës e ta vërë tek makina. Por mos harroni, ai ka kaluar një vendim dhe një ligj për një rezervën e sigurisë së naftës, ku do të krijojë po me shokun Roni e mos u habisni që të jetë kompania ‘black oil’ o diçka, që të lidhë një kontratë alla KAYO për rezervën e sigurisë që dhe aty do të paguajnë ata që ruajnë rezervën e sigurisë do të paguajnë një kosto tek Roni e atë kosto do të na e faturojnë ne tek çmimi i naftës, që ende dhe sot nuk e dimë sa do të jetë kosto.

Flavio Qarri: Do të mbitaksohen edhe makinat elektrike

Brisida Shehaj: Ai do të mbitaksojë gjithçka. Nuk je një ekonomi që prodhon por një ekonomi betoni. E gjithë kjo është

 Ai është mundur të bëjë disa veprime populiste që nuk zgjidhin asgjë. Shqiptarët kanë problem se nuk marrin shërbimin në spital, nuk kanë arsim, kanë problem tek cilësia e ushqimit, cilësia e ilaçeve, sigurisë në rrugë. Pra shqiptarët kanë aq shumë kosto të tjera përtej kostos së ushqimeve, s’ke drejtësi. Pse këto nuk janë para që dalin nga xhepat e shqiptarëve.

Protestuesve në shesh u bën thirrje të bashkohen me Partinë Demokratike dhe bën një paralelizëm.

"Na pëlqen ne modeli serb por ata studentët nuk ulëritën kurrë kundër opozitës. Edhe atje një opozitë e përçarë se e përçau Vuçiç. Po në Serbi Akademia e Shkencave nuk e shiti shtyllën kurrizore. E në finale të gjitha forcat opozitare u futën tek lista e studentëve. Shqipëria shpëton vetëm me ikjen e Ramës. Nuk ka rrugë tjetër”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco