Lajmi i fundit

LIVE - Seanca parlamentare, opozita proteston me fotot e të dhunuarve në protestë, bllokon foltoren - Flet kreu i PD, Berisha

Kuvend/ Opozita proteston me fotot e të dhunuarve në protestë, bllokon foltoren

10:19, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me fotot e të dhunuarve me plumba e shkop gome nga policia mercenare e Edi Ramës, deputetët e PD-së po protestojnë në seancë parlamentare të Kuvendit për të mos lejuar maxhorancën të vijojë normalitetin pa kërkuar llogari për dhunën barbare ndaj protestuesve në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

PD bllokoi foltoren dhe i binte tavolinave ndërsa Niko Peleshi u përpoq të injorojë dhe vijonte të lexonte normalisht rendin e ditës.

Edhe sot dhjetëra makina dhe efektivë Policie janë pozicionuar para Kuvendit të Shqipërisë, teksa është paralajmëruar mbajtja e seancës plenare për shqyrtimin e 12 projektligjeve, një akti normativ dhe tri projektvendimeve, krahas një interpelance me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, të kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco