Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve

29 Tetor 2026 | 10:22

Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës për pjesën e mbetur të seancës kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me argumentin se nga foltorja e Kuvendit kishte bërë thirrje për dhunë.

Vendimi erdhi pas deklaratave të Berishës, i cili, duke iu referuar dhunës së përdorur ndaj studentëve gjatë protestave, tha se e njëjta dhunë duhej të përdorej ndaj deputetëve të Partisë Socialiste.

Peleshi e konsideroi këtë deklaratë thirrje për dhunë dhe vendosi t’i ndërpresë fjalën Berishës për të gjithë seancën e sotme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të enjte po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027. Partia Demokratike nga ana tjetër ka njoftuar se ka...
09:06 | 29/10/2026

Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar këtë të enjte se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila ka...
08:48 | 29/10/2026

Dita e 17 e protestës studentore, Rama përsërit ftesën për dialog! Protestuesit kërkojnë largimin e tij

Protesta studentore dhe qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 17-të, ndërsa përballja mes kryeministrit Edi Rama dhe protestuesve vijon pa shenja kompromisi. Kreu...
08:05 | 29/10/2026