Lajmi i fundit

LIVE - Seanca parlamentare, opozita proteston me fotot e të dhunuarve në protestë, bllokon foltoren - Flet kreu i PD, Berisha

Java e dytë e bojkotit në Universitetin ‘Fan S. Noli’, studentët vijojnë protestën

Java e dytë e bojkotit në Universitetin ‘Fan S. Noli’, studentët vijojnë protestën

10:12, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e mësimit, tashmë në javën e dytë të protestës.

Në ditët e para, ata dolën në rrugët kryesore të qytetit me pankarta dhe thirrje për më shumë të drejta, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë.

Në mbështetje të studentëve u rreshtuan edhe disa pedagogë të universitetit, të cilët iu bashkuan protestës në shenjë solidariteti me kërkesat e tyre.

Pas mbledhjeve të Këshillit Studentor, studentët vendosën të vijojnë bojkotin e procesit mësimor, duke e konsideruar atë një formë reagimi dhe mbështetjeje për protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Ndërsa lëvizja studentore vijon në kryeqytet, edhe studentët e Korçës mbeten të angazhuar në këtë formë proteste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco