• Kontakt
Thursday, October 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet grupi kriminal i drogës në Shkodër, sekuestrohen 265 kg kanabis. 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

10:30 : 29/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Polinomi”, pas një hetimi katërmujor nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 265.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe dy mina të dyshuara antitank. Katër persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Dashamir Spaho, bëri me dije se shtatë persona dyshohet se janë të përfshirë në veprimtarinë e një grupi kriminal që merrej me prodhimin, magazinimin, paketimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë A. S., 38 vjeç, E. R., 25 vjeç, si dhe dy vëllezërit B. K., 56 vjeç, dhe N. K., 52 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur E. K., 58 vjeç, D. K., 23 vjeç, dhe A. M., 39 vjeç.

Si funksiononte grupi i dyshuar kriminal?

Lexo edhe:

Trafik droge dhe zhvatje, pranga 6 personave në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

Aktivistja e vrarë në Ekuador hetonte mafian shqiptare, dosjet sekrete zbulojnë rrjetin e pastrimit të parave të drogës

Sipas hetimeve, B. K., N. K., D. K. dhe E. K., të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, dyshohet se merreshin me magazinimin dhe paketimin e lëndës narkotike. Ndërsa A. S., E. R. dhe A. M. dyshohet se organizonin transportin dhe shitjen e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ndërhyrja e policisë u krye në lagjen “Guraj”, në Malësinë e Madhe, ku u ndalua një automjet tip “Volkswagen Passat”, i drejtuar nga 25-vjeçari E. R.

Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesat e dy vëllezërve të arrestuar, efektivët gjetën dhe sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis, të përgatitur dhe të paketuar për shitje e trafikim.

Zbulohen edhe dy mina të dyshuara antitank

Kontrollet vijuan edhe në një sipërfaqe toke në pronësi të 56-vjeçarit B. K., ku u zbuluan dy mina të dyshuara antitank. Mjetet shpërthyese iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura për ekzaminime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu shtatë telefona celularë dhe gjashtë automjete, të cilat, sipas hetimeve, dyshohet se përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike.

Sipas Policisë së Shkodrës, personat e përfshirë kanë precedentë të mëparshëm kriminalë në fusha të ngjashme.

Etiketa: drogeShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge dhe zhvatje, pranga 6 personave në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

16:39 : 28/10/2026
AKTUALITET

Aktivistja e vrarë në Ekuador hetonte mafian shqiptare, dosjet sekrete zbulojnë rrjetin e pastrimit të parave të drogës

10:56 : 28/10/2026
BOTA

Goditet rrjeti i trafikut të hashashit në Spanjë, 86 të arrestuar dhe 11 tonë drogë të sekuestruar

16:57 : 27/10/2026
AKTUALITET

I plagosuri në Shkodër këngëtar, u qëllua nga një person me maskë/ EMRI

11:24 : 27/10/2026
AKTUALITET

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, policia: Autori ende i paidentifikuar!

11:17 : 27/10/2026
AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person (Emri)

10:58 : 27/10/2026

TË GJITHA

Goditet grupi kriminal i drogës në Shkodër, sekuestrohen 265 kg kanabis. 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

10:30 : 29/10/2026

Dhoma Amerikane kundër paketës fiskale, parashikon rritje të ndjeshme të taksave për bizneset

10:22 : 29/10/2026

Me pankarta pro protestës së studentëve! Tensione në Kuvend, opozita bllokon foltoren

10:20 : 29/10/2026

Netanyahu akuza Turqisë dhe Katarit për ndërhyrje në zgjedhjet izraelite/ Shin Bet nis hetimet

10:12 : 29/10/2026

Nën akuzë për korrupsion dhe abuzim me fondet e BE-së, Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO

10:11 : 29/10/2026

Pas Veliajt, Burgjet transferojnë edhe Ergys Agasin, zbarkojnë në Bradashesh

09:55 : 29/10/2026

Tritol pranë derës së një lokali në Kamëz

09:47 : 29/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com