Për pak mund të ishte mes viktimave! Gruaja e yllit të futbollit tronditet nga tragjedia në Spanjë
Claudia Rodríguez, bashkëshortja e futbollistit spanjoll Marc Cucurella, ka treguar në rrjetet sociale tronditjen e përjetuar pas aksidentit të rëndë hekurudhor në Urda, në provincën e Toledos, Spanjë.
Rodríguez po udhëtonte drejt Malagës me një tren që qarkullonte pas trenave të përfshirë në përplasjen tragjike. Pas marrjes së lajmit, ajo ndau me ndjekësit shqetësimin dhe tronditjen e saj, duke shprehur solidaritet me viktimat dhe familjarët e tyre.
“Po udhëtoja drejt Malagës me trenin që vinte pas. Jam në gjendje shoku. Gjithë mbështetjen time për familjarët dhe miqtë e viktimave”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Më vonë, Claudia Rodríguez sqaroi se ishte mirë dhe se treni me të cilin udhëtonte nuk ishte dëmtuar. Për shkak të ndërprerjes së qarkullimit hekurudhor, pasagjerët u detyruan të ktheheshin në Madrid.
Ajo pranoi se mendimi se çfarë mund të kishte ndodhur nëse aksidenti do të ishte regjistruar më vonë e kishte tronditur thellë, por theksoi se shqetësimi i saj kryesor mbetej te njerëzit që ndodheshin në trenat e përfshirë drejtpërdrejt në përplasje.
Ndërkohë, edhe Marc Cucurella shprehu mbështetjen për të prekurit nga tragjedia, duke dërguar një mesazh solidariteti për viktimat dhe familjet e tyre.




