Nga foltorja e Kuvendit, Berisha akuzoi për përdorimin e mjeteve të dhunshme ndaj protestuesve, duke deklaruar se gjatë ditëve të fundit janë thyer kocka dhe janë çarë kafka të të rinjve shqiptarë.
Ai vijoi me akuza ndaj deputetëve, duke i cilësuar më kriminelë se personat që, sipas tij, kanë dhunuar protestuesit.
Berisha: Të dashur qytetarë, java dhe ditët që kaluam, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Në rrugët e Tiranës u thyen kockat e të rinjve, u çanë kafkat, u përdorën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë janë më kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. Meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kockat e thyera, plumbat e gomës.
Pas këtyre deklaratave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi t’i hiqte fjalën Berishës për pjesën e mbetur të ditës, duke argumentuar se kishte bërë thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit.
Peleshi: I hiqet fjala për gjithë ditën e sotme. Bëri thirrje për dhunë, thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit.
Për shkak të tensioneve, seanca plenare u ndërpre për 10 minuta.