Gjykata e Posaçme shtyu për më 10 nëntor gjykimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për akuzat e ngritura ndaj tij në dosjen “Sterilizimi”.
Beqaj kërkoi të mbrohej me avokat, ndërkohë që asnjë prej mbrojtësve të tij nuk ndodhej në sallë.
Ish-ministri i tha gjykatës, përpos vendimit gjyqësor për pezullimin e bojkotit të avokatëve, mbrojtësit e tij prisnin një vendimmarrje të dhomës së avokatisë se si do të vepronin.
Në këtë çështje Beqaj po gjykohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.













