Aktualitet

Lëndë plasëse e pashpërthyer një lokali në Kamëz/Pronari me precedent penal!

Një sasi lënde plasëse u konstatua në mëngjes pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”, në Kamëz. Fatmirësisht, nuk shpërtheu. Lokali është në pronësi të një 38 vjeçari, për të cilin mësohet se ka precedent penal. Shërbimet e specializuara xheniere bënë të mundur heqjen e lëndës plasëse. Vijojnë hetimet.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.10.2026, rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, në Kamëz, është konstatuar një sasi e dyshuar lënde plasëse, e vendosur pranë derës së një subjekti (lokal), në pronësi të shtetasit K.H., 38 vjeç, e cila nuk ka shpërthyer.

Shërbimet e specializuara xheniere kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse nga vendngjarja. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.