E enjte, 29 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Korçë, plagosen dy gra pranë Bankës Kombëtare, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Dy gra kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në qytetin e Korçës, në afërsi të Bankës Kombëtare.

Pas aksidentit, të dyja gratë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato dyshohet se kanë pësuar fraktura.

Reklamë

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip BMW, i përfshirë në aksident, është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka identifikuar automjetin dhe po punon për lokalizimin e tij.

Autoritetet pritet të japin detaje të mëtejshme lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të dy grave të plagosura.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.