Nëna e Erjon Veliaj, Shqiponja Veliaj dhe bashkëshortja Ajola Xoxa takuan këtë të enjte kryebashkiakun në bugun e Fierit, një ditë pas transferimit nga ai i Durrësit.
Nga pamjet që Report Tv solli ishte nëna kryebashkiakut ajo që shkoi më para rreth orës 10:00, ndërkohë pas saj, rreth një orë më vonë erdhi Xoxa. Me vete ajo kishte marrë edhe djalin e vogël Luka.
Pas përfundimit të takimit, nëna e Veliaj dhe bashkëshortja e tij u panë duke dalë nga burgu së bashku në orën 13:30. Asnjë prej tyre nuk pranoi që të prononcoheshin për mediat në lidhje me vizitën.
Report Tv mëson se gjatë ditës së djeshme Veliaj kishte refuzuar ushqimin në burg, ndërsa sot ai ka nisur ta konsumojë atë.
Sot, në mbledhjen e grupit të PS ka pasur debate të forta lidhur me transferimin e tij ku Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë Toni Gogu mbi të gjithë procedurën e transferimit të Veliajt, dhe futjen e tij në izolim.
Qytetari i parë i Tiranës ndodhet në izolim për 10 ditë. Në një letër nga burgu i Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj shkroi mbrëmë për kufizimet në qeli dhe mungesën e kushteve. Veliaj ngriti shqetësimin edhe për çështjen e sigurisë së tij, pasi sic thotë ndodhet në të njëjtin korridor me të dënuar përjetë.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj në letrën e tij.
Skandalin me izolimin në birucë të Veliajt, avokati i tij Plarent Ndreca e ka cilësuar një vendim politik duke paralajmëruar se do t’i drejtohen gjykatës nëse nuk marrin një shpjegim zyrtar mbi çfarë ka ndodhur.
Për koincidencë, sot në burgun e Fierit pati dhe një tjetër zhvillim. Aty u transferua, po papritur edhe Ergys Agasi, emir kryesor në dosjen e abuzimeve me tenderat e AKSHI-it dhe një personazh me lidhje të errëta, jo vetëm politike.
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka shkuar ta vizitojë në burgun e Fierit një ditë pas transferimit.
Nga pamjet që Report TV ka siguruar shihet se në krah djalin e vogël, Luka.
-
Hajdut
Përgjigju -
Skena perversesh. Pasi kane poshteruar te gjithe njerzit qe jetojne me mund dhe ndershmeri dhe jo me mashtrime dhe vjedhje, tani bejne si viktima. Nderkohe ekzekutoret jane motrat dhe vellezerit sovjetike qe e kane shkerdhyer kete komb per 80 vjet.
Përgjigju









Komente
Komento