Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte në burgun e sigurisë së lartë në Fier për të takuar të shoqin.
Ajola Xoxa është parë në ambientet e burgut me djalin e vogël në krah, për të takuar bashkëshortin e saj.
Vizita e Ajola Xoxës, vjen një ditë pasi Veliaj u transferua në Fier, ku aktualisht ndodhet në fazën e observimit.
Më herët gjatë ditës, në burgun e Fierit kishte shkuar edhe nëna e Erion Veliajt, e cila gjithashtu e ka vizituar atë.














