Reshitaj: Çfarë sigurie ndjen një grua që kërkon ndihmë nga shteti, kur merr përgjigje ‘‘s’jam i obliguar me u marrë me ty’’

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, në seancën e sotme në Kuvend, ka folur për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekajt.

Reshitaj ka shtuar pyetjen se “çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’.

“Vrasja e Arlindës na ka tronditur, por ajo që po dëgjojmë këto ditë e bënë edhe më të rëndë edhe më të trisht. Po publikohen audio-incizime ku Arlinda dëgjohet duke iu lutur për ndihmë zyrtarëve policorë, ndërsa njëri prej tyre përgjigjet ‘’nuk jam i obliguar me u marrë me ty’’. Po ashtu është raportuar se tri ditë para vrasjes kur Arlinda kishte thirrur policinë, zyrtarë ishin vonuar 70 minuta sepse nuk kishin pas veturë zyrtare në dispozicion.

Unë pyes sot se çfarë sigurie mund të ndjejë një grua që kërkon ndihmë nga shtetit nëse përgjigja që merr është se ‘askush nuk është i obliguar të merret me të’’. Dhe fatkeqësisht kjo nuk është hera e parë që përballemi me të. Vetëm në 10 muajt e fundit i kemi 8 vrasje. A po arrijnë institucionet tona ti mbrojnë qytetarët, kur ata kanë më së shumti nevojë. Sot qeveria po paralajmëron masa të reja për mbrojtën e grave. Mirëpo si prisni që qytetarë të iu besojnë se këto masa do të zbatohen vërtetë, kur ende nuk kemi përgjigje të qarta për përgjegjësinë institucionale të rasteve të mëparshme’’, ka thënë ajo./EO

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika