Vijojnë tensionet në Kuvend.
Deputetët e PD-së kanë ndezur tymuese dhe flakadanë për të kërkuar që kuvendi të diskutojë për dhunën e policisë në protestat studentore.
Kreu i kuvendit përjashtoi nga seance 4 deputetë të PD-së: Bledi Himci, Ivi Kaso, Blendi Nallbati, Xhelal Mziu.
Ndërkohë Peleshi me kërkesë të kreut të grupit PS-së, Taulant Balla kaloi direkt në procesin e votimit të ligjit të bankës duke e miratuar me 84 vota ligjin për Bankën e Shqipërisë, që i jep imunitet guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Për të miratuar ligjin maxhoranca priti mbërritjen në kuvend dhe të ish zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe Milva Ekonomit.
© SYRI.net
Milvën e sollën nga spitali, Balluku hyn si ‘hajdute’ në sallë/ ‘Kartonat’ e Ramës miratojnë ligjin e Bankës së Shqipërisë
Berisha tregon fotot e dhunës policore: Kurrë nuk do i zmbrapsni studentët, pas tyre është një popull i tërë
Berisha-Ballës: Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, ti je më kriminel se kriminelët