Seanca plenare e Kuvendit rinisi me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës dhe kanë bllokuar foltoren duke i rënë bilbilave.
Pas situatës së krijuar, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka marrë vendimin për të përjashtuar nga seanca plenare katër deputetë të opozitës: Xhelal Mziu, Bledi Himçi, Ivi Kaso dhe Bledion Nallbati.













