Seanca e sotme plenare, është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. Në disa momente, situata ka kërkuar edhe ndërhyrjen e punonjësve të Gardës, duke sjellë përplasje fizike me deputetë të Partisë Demokratike.
Të lidhura
None found
Panorama Online, ka siguruar pamje që nuk u transmetuan në media, ku shfaqen momentet e tensionit mes deputetëve të PD-së dhe punonjësve të Gardës.
Në një moment shihet deputetja e PD-së, Greta Bardeli, e cila me një pankartë në dorë, tenton të qëndrojë në karriget ku ulen ministrat. Në këtë moment ndërhyjnë punonjësit e Gardës, të cilët nuk e lejojnë të qëndrojë aty.
Gjatë ndërhyrjes, në sfond dëgjohen deputetë të opozitës që thërrasin: “Mos e shty, mos e prek me dorë”.
Në një tjetër moment të regjistruar, shihet deputeti i PD-së, Beldi Himçi, duke u përplasur me punonjësit e Gardës.






