Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë

29 Tetor 2026 | 11:21

Është kapur pas disa minutash i riu që u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi me makinë dy gra në afërsi të Bankës Kombëtare në Korçë.

I riu drejtonte një automjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira. Pas aksidentit, ai u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia kishte nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Pas kapjes, pritet që ndaj të riut të kryhen veprimet procedurale dhe të arrestohet.

Dy gratë e aksidentuara janë transportuar në spital, ku raportohet se kanë pësuar fraktura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

Seanca plenare e Kuvendit ka rinisur me tensione, pasi deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë brenda sallës dhe kanë bllokuar foltoren duke i rënë bilbilave....
11:12 | 29/10/2026

Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar këtë të enjte pranë Bankës Kombëtare në Korçë. Mësohet se nga aksidenti mbetën të plagosura dy gra. Të dyja të dëmtuarat...
10:54 | 29/10/2026

Mbi 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Shkodër! Shpallen në kërkim 3 të tjerë (Detaje)

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues Dashamir Spaho ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me megaoperacionin antidrogë, “POLINOMI”. Spaho gjatë fjalës...
10:34 | 29/10/2026