Barça shtrëngon radhët, protagonistët të bindur se mund të “harrojnë” humbjet e fundit
Hansi Flick së bashku me lojtarët e tij janë takuar ditën e djeshme në “Ciutat Esportiva Joan Gamper” për të diskutuar rreth situatës së krijuar pas dy humbjeve që ka pësuar ekipi në ditët e fundit.
Disfata me PSG-në dhe Real-in duhen hedhur pas krahëve sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa kalendari i ofron një mundësi të mirë për arritur diçka të tillë.
Dueli me Alavés më 31 tetor, i cili do të pasohet nga sfida me Aston Villa më 3 nëntor dhe atë ai me Atlético Madrid pesë ditë më pas do të shfrytëzohen nga ekipi katalanas për t’u rikthyer në rrugën e duhuar.
Flick dhe lojtarët kanë shtrënguar radhës ditën e djeshme duke bërë një takim ku sipas shumë gazetave katalanase të dy palët shikojnë me optimizëm sezonin. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




