Vendosni fjalën kyçe....

Mes tensioneve, mazhoranca hedh për votim projektligjet e përfshira në rendin e ditës


Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar këtë të enjte me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe kanë ngritur pankarta në mbështetje të protestave studentore.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar drejtësi për të rinjtë e plagosur gjatë protestave, duke kundërshtuar veprimet e policisë ndaj protestuesve. Gjatë përplasjes në sallën e Kuvendit, deputetët e PD-së kanë hedhur edhe tymuese, duke rritur tensionet gjatë zhvillimit të seancës.

Pavarësisht situatës së krijuar, mazhoranca ka vijuar me rendin e ditës, duke miratuar nene dhe projektligje mes zhurmës dhe kundërshtimeve të opozitës.

Në seancën e sotme kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.