Mes tensioneve dhe përplasjeve, mazhoranca ka ndërprerë diskutimet dhe ka kaluar për votim projektligjet. Kjo pas situatës së krijuar brenda parlamentit, pasi deputetet e opozitës bllokuan foltore dhe ndezën flakadanë.
Po ashtu, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare deputetin Bledi Himci, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziun.
Të lidhura
None found
Që në nisje të saj, seanca u dominua nga tensionet dhe përplasjet pasi opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar zhvillimin normal te punimeve.
Gjatë gjithë kohës deputetet e PD kanë qëndruar në këmbë para foltores, ndërsa në disa momente ka ndërhyrë edhe Garda.






