Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj
Christine Lagarde do të japë dorëheqjen si presidente e Bankës Qendrore Evropiane, BQE më 7 shkurt 2027, njoftoi banka të enjten. Dorëheqja vjen rreth nëntë muaj para se të mbaronte mandati i saj 8-vjeçar.
Njoftimi erdhi ndërsa BQE-ja përgatitej të zbulonte vendimin e saj të fundit për normën e interesit. Lagarde informoi Këshillin Drejtues të BQE-së, i cili përcakton normat e interesit për eurozonën, dhe Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa për vendimin e saj, tha banka në një deklaratë. BQE nuk dha asnjë arsye për largimin e saj.
“Këshilli Drejtues e falënderoi ngrohtësisht Presidenten Lagarde dhe e duartrokiti gjatë”, thuhet në deklaratë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e ka falënderuar Lagarde për shërbimin e saj, duke vlerësuar përkushtimin e saj si Presidente e Bankës Qendrore Evropiane që nga nëntori i vitit 2019.
“Për të siguruar një tranzicion të qetë drejt udhëheqjes së ardhshme të BQE-së, procesi për emërimin e pasardhësit të saj do të fillojë sot dhe do të vazhdojë pa vonesë”, tha Costa.
Pasardhësi i saj do të emërohet nga Këshilli Evropian, i cili mbledh së bashku udhëheqësit e BE-së. Sipas rregullave të BE-së, presidenti emërohet me shumicë të kualifikuar votash, pas një rekomandimi nga ministrat e financave të BE-së dhe konsultimeve me Parlamentin Evropian dhe Këshillin Drejtues të BQE-së.
Aksidenti me 68 të vdekur në Spanjë, zbardhen bisedat mes makinistëve dhe qendrës së kontrollit pak para përplasjes
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)
- 11:22 Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë
- 11:21 Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
- 11:12 Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
- 11:12 Aksidenti me 68 të vdekur në Spanjë, zbardhen bisedat mes makinistëve dhe qendrës së kontrollit pak para përplasjes
- 11:00 Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit
- 10:54 Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes