Apeli shqyrton kërkesën e Naim Murselit kundër dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Në orën 11:10, Gjykata e Apelit pritet të nisë shqyrtimin e ankesës së Naim Murselit ndaj vendimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

Mbrojtja e Murselit ka kërkuar prishjen e aktgjykimit ose zbutjen e dënimit, ndërsa familja e viktimës kërkon që edhe Kushtrim Kokalla të dënohet me burgim të përjetshëm.

Të lidhura

None found

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës, teksa ndodhej në veturë së bashku me dy fëmijët e saj.

Ndaj aktgjykimit ka ankuar edhe përfaqësuesi i familjes së Liridona Ademajt, i cili ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Kushtrim Kokallën.


Shtuar më 29.10.2026 11:48

Quantcast